Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar pas arrestimit të kandidati të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Belerit, i cili akuzohet për shit-blerje votash.
Përmes një njoftimi bëhet me dije se ambasadorja e Greqisë në vendin tonë Konstantina Kamitsi pritet të zhvillojë sot një takim në ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, pas udhëzimeve të marra nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”- thuhet në reagim.