Kreu i KQZ: Ambasadorja amerikane shprehu shqetësimin për financimet ruse në politikën shqiptare

15 September 2022, 13:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i KQZ: Ambasadorja amerikane shprehu shqetësimin për financimet
Ilirjan Celibashi

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka treguar pas takimit me ambasadoren amerikane se Yuri Kim shprehu shqetësimin për financimet ruse në politikën shqiptare.

“Nga ambasadorja Kim u përcoll shqetësimi i SHBA në lidhje me financime te huaja të politikës shqiptare dhe në mënyrë specifike të financimeve ruse. Nën dritën e fundit të informacioneve që ata disponojnë përcollën këto shqetësime te aktorët shqiptarë në mënyrë që ata të rrisin vëmendjen në mënyrë që financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare”.

Sa i përket hetimit nga KQZ të parave të partive politike, Celibashi theksoi se do të duhen ndryshime ligjore, megjithatë diskutimi i sotëm ishte jo me karakter teknik por për të shprehur shqetësimin.

“Natyra e diskutimit ishte një lloj informimi dhe përcjellës së shqetësimit. Nuk u bënë diskutime të karakterit teknik. Ngelet për t’u parë si shqetësim. Mendoj që në vijim do të ketë ndryshime”. 


Video