'Kapni ndonjë peshk të madh', Flutura Açka i bën thirrje kreut të SPAK-ut: Të mbahesh mend për punë

15 September 2022, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'Kapni ndonjë peshk të madh', Flutura Açka i bën

Pas akuzave drejt qeverisë, Deputetja e PD-së Flutura Açka, gjatë fjalës së saj sot në Parlament i bëri thirrje drejtorit të SPAK-ut Arben Kraja që të kapë ndonjë “peshk të madh”, në mënyrë që të largohet me nder nga detyra.

“Një shtetar ka përgjegjësinë e parë të kuptojë realitetin, sepse pushteti iu ka shkëputur nga realiteti. Distanca e shërbimit ndaj qytetarit iu mungon. Një çështje tjetër që më bën përshtypje është sjellja institucionale. Mua më duket sikur jemi në një klub fshati.

Kur bëtë prezantimin e portit të Durrësit ministrja iu drejtua kolegeve me emër, që institucionalisht në qëndron. A thua po i hidhte ndonjë copë duke thënë ka edhe për ty zonjë. Nuk e di çfarë bën opozita 1, 2, 3, 4. Drejtori i SASPAC-ut bëhet menaxher i IPA-s.

Thonë që e bënë shkrirjen për të mos humbur kohë. I bëj thirrje publike drejtuesit të SPAK-ut të mos merret me cironka, por të zërë ndonjë peshk të madh që të mbahet mend për punën që ka bërë”, u shpreh Açka.

 


Video