Kosova nderon Ismail Kadarenë, Albin Kurti homazhe për kolosin e letërsisë shqiptare!

3 July 2024, 11:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova nderon Ismail Kadarenë, Albin Kurti homazhe për kolosin e
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, për të kryer homazhe në nderim të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare. 

Kurti shihet i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar të Kosovës dhe nga disa deputetë.

Para tij ka kryer homazhe edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Gjithashtu pritet të vijë edhe presidentja, Vjosa Osmani. 


Video