Koalicioni atipik, partia që mund të regjistrohet s’ka kandidatë, partia që ka kandidatë, s'mund të regjistrohet

4 February 2022, 15:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Koalicioni atipik, partia që mund të regjistrohet s’ka
Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi

KQZ ka regjistruar koalicionin Shtëpia e Lirisë si formacion garues në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Koalicioni përbëhet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, LSI-ja dhe PDK e Nard Ndokës.

Por KQZ ka vendosur të njohë vetëm këto dy të fundit. Kreu I KQZ-së, Ilirian Celibashi, tha se simbolet e PD nuk mund të pranohen në këtë koalicion sepse cenohet interesi i një force tjetër politike.

Megjithatë, kjo nuk ia mbyll dyert e garës PD-së së Berishës.

Në bazë të marrëveshjes së koalicionit, Komisioni i Rithemelimit ka rolin e drejtuesit politik të koalicionit, por do të jetë LSI-ja ajo që do të paraqesë kandidatët për 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhje.  

Përmes zgjedhjeve primare, Komisioni i Rithemelimit u bë i pari që përzgjodhi të gjashtë kandidatët, për të cilët si LSI-ja, ashtu edhe PDK-ja, kanë shprehur dakordësinë.

Ky është koalicioni më atipikë i regjistruar në Shqipëri. Është hera e parë që një parti që mund të regjistrohet në zgjedhje nuk ka asnjë kandidatë, ndërsa formacioni që do të nxjerrë kandidatët nuk mund të regjistrohet si parti.

 


Video