“Populli doli jashtë loje”/ Meta: Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve (Video)

4 February 2022, 15:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Populli doli jashtë loje”/ Meta: Shqipëria nuk mund
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Meta ka reaguar me anë të një statusi në “facebook”,  ku thekson se Shqipëria nuk mund të trajtohet si plaçkë e 2-3 politikanëve. Meta shprehet se fati i keq i Shqipërisë filloi me ndryshimet Kushtetuese PS-PD në vitin 2008 me listat e mbyllura.

Sipas presidentit, kjo solli një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli doli jashtë loje.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Shqipëria nuk mund të trajtohet më si plaçkë e 2-3 politikanëve. Për këtë qëllim duhet të shenjtërohet njëherë e përgjithmonë Kushtetuta, që kurrë nuk duhet të ndryshojë më, pa referendum nga populli. Sepse drama e Shqipërisë fillon për fat të keq, në ndryshimet kushtetuese PS-PD të vitit 2008, tek listat e mbyllura, që na sollën tek një demokraci formale dhe fasadë, ku i gjithë populli ka dalë jashtë loje dhe është viktimë e vendimeve, që merren vetëm nga disa individë

 


Video