Kërkuan mocion me debat për fondet e bujqësisë, PS rrëzon kërkesën e opozitës!

18 July 2024, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkuan mocion me debat për fondet e bujqësisë, PS
Parlamenti

Teksa opozita kërkoi një mocion me debat për fondet në bujqësi, PS ka rrëzuar kërkesën, me pretendimin që ende nuk është bërë i ditur dokumenti zyrtar për këtë çështje.

“Nuk po propozoj datë. Por po them deri në daljen e një dokumenti zyrtar nuk mund ta zhvillojmë. Nuk ka dalë raporti, është konfindencial.”, tha Nikolla.

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi i është përgjigjur Gazment Bardhit i cili kërkoi mocion me debat për fondet e IPARD.

Çuçi tha se mazhoranca është e hapur për debat, por nuk është momenti i duhur pasi qeveria po bën përpjekje për të zhbllokuar fondet dhe se raporti i OLAF është ende konfidencial.

Ndërkohë, Bardhi reagoi ashpër, duke lëshuar akuza nga vendi i tij, ndërsa akuzoi kryeparlamentaren se po shkelte rregulloren e Kuvendit.


Video