Edvin Kulluri fshikullon Këlliçin: Nuk mund të jesh kandidat me lidhje të dyshimta (me Bela Ballukun)

29 October 2022, 10:52Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edvin Kulluri fshikullon Këlliçin: Nuk mund të jesh kandidat me
Edvin Kulluri dhe Belind Këlliçi

Vox News raportoi para dy ditësh se Belind Këlliçi, kandidati i vetëshpallur i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, veç mbështetjes së Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka edhe një lidhje ‘underground’ me pushtetin. Lidhja e tërthortë e Këlliçit me mazhorancën socialiste është përmes ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri.

Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se asnjë njëri i PD i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi dhe i bërë pis në 5 vitet e shëmtuara të PD, 2017 deri në 2022, nuk mund të përballet si fitues ndaj Veliajt. t

Postimi i Kullurit:

“Kandidati i PD për kryetar bashkie në Tiranë duhet të jetë person me integritet! Asnjeri i përfolur për lidhje të dyshimta biznesi me mazhorancën e as i bërë pis në 5 vitet më të shëmtuara të historisë së PD 2017-2022!

Njerëz që s’besojnë me asgje tjeter pervec karrieres se tyre politike permes lloj-lloj intrigash dhe piruetash nuk mund të përballen si fitues me Veliajn!

Intuita, karakteri, vendosmeria dhe qartësia dhe mbi të gjitha ndershmëria qytetare e vënë Veliajn në pozitë të vështirë!

Fushata për primaret duhet të jetë një fushatë ku të thuhen të gjitha! Lërini këto patetizmat që “fushata negative” përçan partinë! Remineshenca komuniste të solidaritetit të leshit!”


Video