Grupi i hakerave iranianë "Homeland Justice" kanë publikuar mbrëmjen e sotme të dhënat e kryeministrit Edi Rama.
Bëhet fjalë për të gjitha fotot e Ramësndër vite, të dhënat e tij personale si atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit.
Po ashtu janë publikuar dhe të gjitha hyrje-daljet në pikën kufitare nga aeroporti i Rinasit, me datën dhe orën e saktë të fluturimeve.
Ajo çfarë vihet re është se ka një numër të lartë udhëtimesh me charter privat duke shpezuar qindra mijëra euro. Një udhëtim me charter privat shkon deri në 30 mijë euro. Kreu i qeverisë është akuzuar shpesh herë nga opozita për shpenzimet e larta për udhëtimet e tij.
Po ashtu, janë publikuar dhe ato pak udhëtime që ka bërë me makinë përmes pikafe kufitare tokësore si dhe targat e automjeteve me të cilat ka kaluar doganat.
"Zoti kryeministër
A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës?
A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?" është mesazhi që ata shkruajnë krahas të dhënave të publikuara.
Kujtojmë se më herët, hakerat publikuan të dhëna të tilla dhe për ish-drejtorin e Policisë Gledis Nano, ish-kreun e SHISH, Helidon Bendo dhe të gruas së këtij të fundit.
