S’ka policë burgjesh, Ministria e Drejtësisë kërkon heqjen e kufirit të moshës

24 October 2022, 21:47Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

S’ka policë burgjesh, Ministria e Drejtësisë kërkon

Ministria e Drejtësisë propozon sërish ndryshimin e ligjit për policinë e burgjeve, dy vite pasi vendosi moshën tavan prej 35 vjeçësh për t’u bërë pjesë e kësaj strukture.

Propozimi i ri e heq këtë limit, që u miratua në 2020-n. Shkak është bërë mungesa e theksuar e punonjësve të policisë së burgjeve.

Janë të paktën 300 punonjës të rinj për të cilët ka nevojë policia e burgjeve dhe pozicionet nuk janë mbushur pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme, premtimeve për rritje page dhe bonuse të tjera nga ana e Ministrisë.

Ligji për policinë e burgjeve ka ndryshuar disa herë, ndërsa qeveria ka premtuar po aq herë rritjen e pagave për ta.

Rritja e vetme u njoftua në shtator të këtij viti.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video