Ish-deputeti socialist Lad Kosta: E dija që Ahmetaj ishte një mashtrues dhe i paaftë, njësoj si Rama që e besonte

4 June 2024, 20:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-deputeti socialist Lad Kosta: E dija që Ahmetaj ishte një
Vladimir Kosta dhe Arben Ahmetaj

Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit politike ka bërë një shënim në rrjetet sociale lidhur me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Kosta thotë që e pati paralajmëruar para shumë vitesh kryeministrin Edi Rama se Ahmetaj ishte mashtrues dhe më i paafti në PS, por që sipas Kostës, Rama nuk dëgjoi askënd, duke dalë edhe vetë i paaftë.

Kosta në vë dukje se nëse do ishte në vend të Ramës, Ahmetajn do e kishte vendosur roje te dera e PS dhe askund tjetër.

“Të kisha kryetar qarku në Gjirokastër, e kam thënë edhe në media se Ahmetaj është më i paafti në PS...

Por i paaftë ishte dhe Rama se nuk dëgjonte kërkend, ata që të kritikonin ty padrejtësisht bëheshin armiqtë e Ramës....

Detyra jonë ishte të merreshim me punët e partisë ndaj socialistëve, sidomos, ti mbronim krahët kryetarit për gjithçka ndaj pozicionit vendimarës...

Ti ja ke propozuar gjithçka, e të besonte verbërisht, dëgjoje ndonjë ide nëpër tavolinat e gjithkujt e ja shisje Ramës si mëndjen tënde, idetë e tua, pu pu pu,...veç je një mashtrues i vogël që më vjen ndot se të kisha drejtues qarku në Gjirokastër (i shruajta Ramës nat kohë: hiqe mër këtë negativ nga Gjirokastra, bjer Çuçin se nuk fiton me të, çuditërisht atë bëri, sle njeri pa gënjyer në atë qark)

Vjen një kohë që vërteton e vulos çfarë je e çfarë karakteri ke...

Zullumqar e i paskrupull që në gen, i padobishëm në shoqëri dhe shumë dëmshëm ndaj punëdhënësit tënd...

Ti ishe krahu i djathtë i tij, dhe e fute kryeministrin në qorrsokak, i ke bërë shumë dëme vendit tënd dhe ke marrë shumë më pak sa meriton.

Nuk ja vlen të merresh më...

Po të isha në vendin e Ramës: roje vetëm te dera e PS do të emëroja.

ZULLUMQAR!”, shkruan Vladimir Kosta në Facebook.


Video