Giorgia Meloni vjen nesër në Shqipëri, inspekton kampin e emigrantëve në Shëngjin

4 June 2024, 10:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Giorgia Meloni vjen nesër në Shqipëri, inspekton kampin e
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vijë në Shqipëri ditës së mërkurë. Sipas axhendës së publikuar nga zyrat e shtypit italian, ajo do të vizitojë vetëm Gjadrën, ku do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i emigrantëve.

Në fokus të vizitës së saj përveç javës së kulturës italiane dhe çështja e emigrantëve. Pra ajo pasi të inspektojë punimet në Gjadër të Lezhës, do të vizitojë të dyja kampet në Lezhë dhe punimet, të cilat kanë pasur një vonesë.

Fillimi i protokollit të marrëveshjes për emigrantët pritet të nisë më 15 shtator, ku është parashikuar që 13.5 milion euro të shkojnë vetëm për marrjen me qira të anijes e cila do të shoqërojë 200 emigrantë deri në portin e Shëngjinit.

 


Video