Incidentet në Kuvend, përjashtohen edhe dy deputetë të tjerë të PD-së

18 October 2024, 17:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Incidentet në Kuvend, përjashtohen edhe dy deputetë të
Incidentet në Parlament

Dy deputetë të tjerë i janë shtuar listës prej 24 deputetësh të opozitës që janë përjashtuar nga parlamenti.

Komisioni i Etikës vendosi sot të përjashtojë me nga 10 ditë deputetët Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Të dy u konfrontuan ditën e djeshme me efektivët e Gardës, teksa Hoti hodhi një shishe në sallë që nxiti edhe më tej situatën e tensionuar.

Shishja u dyshua të ishte lëndë djegëse, por deputetja pretendon se ishte aromatizues.

24 deputetët e tjerë, të përjashtuar gjatë incidentit me djegien e karrigeve të parlamentit, kanë përjashtime më të rënda që varjojnë nga 20 deri në 40 ditë.


Video