Ish-presidenti, Ilir Meta ka zgjedhur të festoj festat e nëntorit në Prishtinë. Kreu i PL-s, është takuar me kryebashkiakun Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.
Meta në profilin e tij në Facebook shkruan se flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.
Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.
Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare.
Ish-presidenti Meta, asnjëherë nuk pati munguar për festat e nëntorit në Vlorë por largimi i tij nga funksionet e larta shtetërore e ka bërë që të mos ketë ftesë. Këtë gjë Meta duke se nuk e 'përcjellë' dot dhe i ka hipur makinës për të shkuar në kosovë ndërkohë Osmani dhe Kurti janë në Shqipëri.