A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, është përplasur me policinë, duke i kërkuar këtyre të fundit të hapin rrugën për marshimin e qytetarëve.
"E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese.
Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit.
Asgjë nuk e ndal marshimin tonë.
Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar", tha ai.
Noka është shprehur se protesta do të vijojë.
“Marshimi është i pandalshëm dhe nuk ndalet”, është shprehur Noka.