Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD

30 April 2024, 12:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit për të
Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi

Gjykata vendos të mos e pranojë kërkesën e Këshillit kombëtar të PD për ta çregjistruar Lulzim Bashën.

Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin Kombëtar të thirrur nga Gazmend Bardhi.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në 27 Korrik të vitit të kaluar autorizoi 6 deputetë që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë të kërkojnë çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr Lulzim Basha nga regjistri i partive politike, bazuar edhe në vendimin e KAS-it për dorëheqjen e tij.


Video