Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Konventa e Partisë së Lirisë supozohej se do t’i vinte pikat mbi i për dualizmin që krijoi drejtimi i një force politike nga dy bashkëshortët, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Këta të dy e gjetën shpejt gjuhën e përbashkët, por inatet e vogla nuk janë shuar ende tek ndjekësit e njërit apo tjetrit grupim.
Endrit Brahimllari ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të PL Tedi Blushin, për të cilin propozoi kthimin në gazetari, se sa angazhimin në parti.
“Besoj do të bënte më mirë detyrën, profesionin e vet se sa të sekretarit të përgjithshëm. Në gjykimin tim. Ai është profesionist i mirë në fushën e tij dhe unë kam vlerësim për atë ç’ka ai përbën në fushën e vet.