Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

30 April 2024, 08:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. 

Në video ai shihet teksa futet në ambientet e SPAK, në shoqërinë e drejtorit juridik Alban Dokushi, pa dhënë asnjë prononcim për mediat.

Teksa ishte duke hyrë, Veliaj u përball edhe me thirrjet e disa qytetarëve, të cilët ndodheshin aty, në krye të të cilëve ishte ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Ata kanë hedhur thirrje ndaj tij Veliajt duke e quajtur “hajdut”, ndërsa ky i fundit ia ktheu duke i thënë: “Shkoni dhe kërkojani Fariut që ka makinë 100 mijë euro”.

Pak ditë më parë ai paralajmëroi se do të paraqitej vetë në Prokurori dhe do të dorëzonte dosjet për të gjitha çështjet, përfshirë inceneratorin dhe atë ‘5D’.

Mësohet se kryebashkiaku do merret në pyetje nga prokurori Dritan Prenci dhe agjentet e BKH të atashuar pranë tij.


Video