GJKKO VENDOS: Ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka dhe të pandehurit për inceneratorin e Tiranës!

16 April 2025, 14:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO VENDOS: Ja me sa vite burg u dënua Lefter Koka dhe të pandehurit
Lefter Koka

Gjykata e Posaçme shpall vendimin përfundimtar për inceneratorin e Tiranës.

Lefter Koka është dënuar me 3 vjet burg (2 vjet pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar) si dhe i është hequr e drejta e funksioneve publike për 5 vite.

Të dënuarit e tjerë:

Bledar Karoli: 3 vjet burgim (2 vjet burg pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, i shuhet masa “arrest në burg” nëse nuk është i ndaluar për çështje tjetër.

Erjon Murataj: 3 vjet burg / 2 vjet burgim

Taulant Tushe: 3 vjet burg / 2 vjet burg (Shuarje të masës, nëse nuk ka masë sigurie për çështje tjetër) dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Namik Simixhi: 3 vjet burg / 2 vite burg dhe i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite. 

Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi janë të ndarë në një procea tjetër, për shkak të gjykimit të zakonshëm.


Video