Zv.kryeministrja, Belinda Balluku ka nisur ditën e sotme aksionin për konfisikimin e pronave në zonën e Farkës në pallatet që sipas tyre kanë ndëtuar në shkelje të lejes së ndërtimit.
Në një kohë që Balluku ishte duke folur në Kuvend për rritjen e çmimit të energjisë, në faqen e Kryeministrit Rama është ‘shitur’ si live një inspektim i zv.kryeministres në Farkë.
Belinda Balluku bashkë me drejtoreshën e IKMT-së kanë hyrë në kantierin e një pallati 8 katësh, i cili sipas tyre është ndërtuar pa leje.
Por pas disa çastesh, “Live” në faqen e Kryeministrisë është ndërprerë, duke qenë se zv.kryeministrja figuronte në dy vende “drejtperdrejtë” edhe në Kuvend edhe në aktivitetin e regjistruar që po transmetohej në Facebook.
Ky gabim u kap brenda pak sekondave nga skuadra e ERTV, e cila hoqi transmetimin 'live' të Facebook-ut të kryeministrit Edi Rama dhe operacioni i konfiskimit u ndërpre. Madje postimi është fshirë nga profili i Ramës.