Fotolajm: Kryemadhi shkon te mbledhja e Metës me një mesazh sfidues në bluzë: Ja ku më ke!

19 April 2024, 18:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fotolajm: Kryemadhi shkon te mbledhja e Metës me një mesazh sfidues
Monika Kryemadhi

Pritet të nisë rreth orës 18:00 mbledhja e Komitetit drejtues të Partisë së Lirisë, pas përplasjeve të forta mes dy bashkëshortëve drejtues të kësaj force politike, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

E pak çaste më parë, Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e një hoteli në Tiranë ku do të organizohet takimi, me një bluzë të veçantë, që mesa duket mbart sërish një mesazh sfidues për Metën.

Në bluzën e saj lexohet “Here I am”, që përkthehet pak a shumë në “Ja ku më ke”.

Më herët, Kryemadhi e paralajmëroi Metën që të mos bullizojë anëtarët e Partisë së Lirisë dhe të mos i detyrojë ata përmes presioneve të japin dorëheqjen.

Meta, i cili ka nisur një furtunë sulmesh të ashpra ndaj SPAK që po e heton për korrupsion, ka akuzuar anëtarë të partisë së tij se e kanë tradhtuar.

Momenti i mbërritjes së Kryemadhit në mbledhjen e PL:

 


Video