“Çështja u sorollat me qëllim”, Salianji për mandatin e Olta Xhaçkës: Grusht shteti!

8 April 2024, 15:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Çështja u sorollat me qëllim”, Salianji për
Ervin Salianji

Deputeti demokrat, Ervin Salianji gjatë mbledhjes që po mbahet në Këshillin e Mandateve pasi Gjykata Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka akuzoi mazhorancën se gjatë gjithë kësaj kohe ishte përpjekur të mbronte ish-ministren.

Salianji e konsideroi si një “grusht shteti”, mënyrën e veprimit të socialistëve sa i takon debatit për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

“Që ta kuptojnë njerëzit se çfarë ka ndodhur. Ju e keni mbajtur peng për muaj me radhë shqyrtimin e kërkesës dhe e keni shtyrë vetëm për të bërë atë që keni zanat të bëni. Këtu nuk ka barazi para ligjit. Këtu kush është përfaqësues i PS është më i barabartë se të tjerët para ligjit. Thelbi këtu është “grusht shteti”.

Se nuk është grushti i shtetit vetëm me armë por edhe brenda institucioneve. Ua ka thënë kryetarja e GJK që nuk besoj se keni ndonjë qëndrim se është pro opozitës. Edhe ajo u tha që është e paimagjinueshme që Kuvendi të gjykojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Salianji.

Sipas Salianjit, kjo është e disata herë që PS përpiqet të mbrojë ligjvënësit e saj nga ligji.


Video