Ermal Dredha e Odise Moçka, emrat e PS-së për kandidatë më 14 maj ‘bëhen’ vlonjatë

9 March 2023, 11:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermal Dredha e Odise Moçka, emrat e PS-së për kandidatë
Ermal Dredha dhe Odise Moçka

Ermal Dredha, ambasador i Shqipërisë në Dubai dhe Odise Moçka, avokati i Shtetit janë dy emra që përfliten në korridoret e Partisë Socialiste si kandidatë për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës.

Zyrtarizimi i emrit pritet më 25 mars, kur socialistët do të mbledhin Kryesinë. Deri atëherë gjërat mund të jenë kthjelluar edhe më shumë dhe mjegulla e misterit që mbulon emrin e Vlorës të jetë pastruar.

Megjithatë, vetë Dredha dhe Moçka, dy emra të përfolur si kandidatë të mundshëm më 14 majit për socialistët nuk kanë komentuar në lidhje me këto zëra.

Por, ata i kanë konfirmuar tërthorazi. Voxnews.al ka siguruar dokumentacione që provojnë se dy kandidatët potencialë kanë transferuar në Bashkinë e Vlorës gjendjen civile dhe transferimi ka ndodhur ditët e fundit.

Si Dredha, ashtu edhe Moçka rezultojnë aktualisht banorë të Bashkisë së Vlorës, ndërsa deri pak ditë më parë ishin banorë të Bashkisë së Tiranës.

Transferimi i gjendjes civile plotëson kriteret e vendosura nga Partia Socialiste për kandidatin në qytetin e Vlorës, ku sipas përshkrimeve të bëra publike nga drejtues të qarkut dhe të qendrës së socialistëve, kandidati, apo kandidatja duhet të jenë banorë të bashkisë.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video