40 minuta bisedë "kokë më kokë, çfarë u diskutua mes Yuri Kimit dhe Metës

8 March 2023, 15:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
40 minuta bisedë "kokë më kokë, çfarë u
Makina e Yuri Kim

Ka përfunduar pas rreth 40 minutash diskutime takimi mes ambasadores së ShBA-ve në Tiranë, Yuri Kim me kreun e PL-së Ilir Metës në ambientet e selisë së forcës politike që ai drejton.

Takimi nisi rreth orës 14:20 ku në fokus të diskutimit kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet bashkiake të 14 Majit. Pas daljes nga selia e PL-së, Yuri Kim nuk është pronocuar për mediat.

Gjithashtu diplomatja amerikane gjatë ditës së sotme ka zhvilluar për disa minuta dhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, në selinë rozë.

Më pas u takua me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, rreth orës 11:30 në zyrën e tij tek kryesia e Kuvendit.


Video