Emiriana Sako zëvendëson Veliajn në krye te Shoqatës Kombëtare!

20 September 2025, 15:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Emiriana Sako zëvendëson Veliajn në krye te Shoqatës

Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive ka zgjedhur kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në krye të organizatës, duke zëvendësuar Erion Veliajn.

Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme, ku shumica e drejtuesve të bashkive, të majtë, votuan për ndryshimin.

Posti i kryetarit të Shoqatës është mbajtur prej vitesh nga Veliaj, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka në rend ditë shkarkimin e Veliaj nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës.

Erion Veliaj nuk do të jetë më kryetar i Shoqatës Kombëtare të Bashkive.

Vendimi është marrë nga Asambleja e Shoqatës në mbledhjen e zhvilluar të premten, ku gjithashtu u vendos që në krye të kësaj shoqate të vendoset kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.

Mbledhja e këshillit bashkiak për shkarkimin e Veliajt është planifikuar më datë 23 shtator dhe më pas procedura kalon në Këshillin e Ministrave, që pasi shkarkon kryebashkiakun njofton presidentin, i cili dekreton datën e zgjedhjeve të parakohëshme jo më larg se 45 ditë nga momenti i njoftimit.

Asambleja e Shoqatës në shumicën e saj dërrmurese përbëhet nga kryetarë të bashkive të Majta, ndërsa pjesëmarrës në të ishin edhe kryebashkiakët e opozitës.


Video