Ekstradimet e mafiozëve shqiptarë / Balla në Abu Dhabi, takim me homologun Al Nahyan

22 April 2024, 15:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekstradimet e mafiozëve shqiptarë / Balla në Abu Dhabi, takim me
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu Saif bin Zayed Al Nahyan

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Abu Dhabi, ku është pritur nga zëvendës-kryeministri dhe ministri i Brendshëm Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

"Gjatë takimit u shqyrtua bashkëpunimi Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri dhe mënyrat për ta zgjeruar atë në fushën e policisë dhe punës së sigurisë, nxitjen e koordinimit dhe shkëmbimit të ekspertizës dhe njohurive në fushën e luftës kundër krimit", thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve arabe.

Kujtojmë se një numër i konsiderueshëm kriminelësh shqiptarë strehohen në Dubai, pasi nuk mund të ekstradohen.

Në takim morën pjesë gjeneralmajor Khalifa Hareb Al Khaili, nënsekretar i MPB-së dhe një numër i zyrtarëve të MPB-së të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në delegacionin e ministrit të Brendshëm Balla ishte i pranishëm edhe Ridi Kurtezi, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe një sërë zyrtarësh shqiptarë.

Ekstradimet e mafiozëve shqiptarë / Balla në Abu Dhabi, takim me
Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu Saif bin Zayed Al Nahyan

Video