Edi Rama me fjalë lamtumire për Fatos Nanon në homazhet për ish-kryeministrin

1 Nëntor 2025, 15:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatos Nano

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, dita e diel, 2 nëntor, është shpallur zi kombëtare në nderim të figurës së tij. Në këtë ditë, të gjitha institucionet shtetërore do të ulin flamujt në gjysmë shtizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në nder të tij.

Homazhet do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve dhe do të fillojnë që prej orës 08:30 me pritjen e qytetarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit liderit historik.

Nga ora 11:15, në ceremoni do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme të botës politike dhe jo vetëm.

Një përfaqësues i familjes së Nanos dhe kryeministri Edi Rama, pasuesi i tij në Partinë Socialiste, do të nderojnë kontributin e tij në politikën shqiptare me nga një fjalim.

Në orën 12:05, trupi i Fatos Nanos do të niset nga Pallati i Kongreseve për në banesën e fundit në Sharrë, ku do të zhvillohet ceremonia mortore.

Ish-kryeministri dhe themeluesi i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është ndarë nga jeta të premten e 31 tetorit në moshën 73-vjeçare.


Video