Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare!

4 Korrik 2025, 15:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Shqipëri shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë.

Ambasada Amerikane thekson se partneritetet globale të biznesit kontribuojnë për një botë më paqësore dhe më të begatë, duke forcuar lidhjet e miqësisë midis dy popujve.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse ndaj donatorëve tanë – të gjithë partnerë të kompanive amerikane që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë dhe duke kaluar njohuri thelbësore për të krijuar një klimë investimi më transparente”, u shpreh Ambasada në një deklaratë zyrtare në rrjete sociale.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by U.S. Embassy Tirana (@usembassytirana)


Video