Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, si dhe deputetja demokrate Ina Zhupa, denoncojnë një përpjekje të kolegëve të tyre të mazhorancës, për të zhvilluar një mbledhje në shkelje të rregullores së Kuvendit, me qëllim miratimin e p/ligjit që zgjat mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Ky p/ligj nuk është në rendin e ditës së seancës parlamentare të së enjtes dhe sipas rregullores, puna në komisione duhet të jetë mbyllur 48 orë para diskutimit dhe miratimit në seancë.
Reagimi i deputetes Flutura Açka
“Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit. Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit. Në vëmendje të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla
Në vëmendje të medias shqiptare. Sot, pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skëmder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkecave të RSH, kür të gjitha komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar (sipas rregullores së Parlamentit 48 orë më parë) të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP), deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit tê KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin e tyre famëkeq, që ia zgjat jetën nē drejtimin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.
Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifkuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë presion të hapur kolegēve të shumicës, anētarē të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punēn e komisioneve që të shkelē Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.
Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të sjellē nē Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense qē kërkojnë kohēn e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetēm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur tē ASH, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve.
Si titullare e këtij komisioni i bëj me dije Kryetares së Kuvendit se deri në këto çaste nuk jam informuar për depozitimin e ndonjë kërkese nē protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Vetēm pas martjes së kërkesës, si drejtuese kam detyrimin ta shqyrtoj dhe të vendos datën dhe orën e mbledhjes, sipas Rregullores.
I bëj thirrje dy kolegëve deputetë të respektojnë Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe të mos urdhërojnë kolegët në forma private dhe jo institucionale dhe jashtē hierarkisë së përcaktuar nga kjo Rregullore”.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputetja Ina Zhupa.
“E paprecedentë! Gjinusho-deputetët, tentojnë të shkelin me këmbë ligjin dhe rregulloren! Sot Skënder Gjinushit i mbaron mandati në krye të akademisë dhe me pirueta pushteti do të siguroj një të dytë antikushtetues.Që dje deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj të presionuar nga kryetari pa mandat Skënder Gjinushi, të vënë pas murit nga interesat e tij kërkojnë ta kthejnë kuvendin në shkelës të ligjit, si noter i ambicieve klaniste. Me një kërkesë të paprotokolluar, të pa arsyetuar nuk mund të mblidhemi jashtë programit të komisionit, tentojnë ti shkatërrojnë parlamentarizmin.
Kërkojnë votim të një projektligji sot në orën 11:00, pa diskutime!
Votim s’mund të ketë kur
1- Relacioni është i pasaktë dhe me mashtrime.
2- Projektligji vjen hapur në konflikt interesi, ku bashkë propozuesi Gjinushi, e kërkon për mandatin e tij
3- Akademia e Shkencave hyn në zgjedhje sipas statutit me mbarimin e mandatit të kryetarit.
4- Ka 3 kërkesa proceduriale në organet e kuvendit për këtë çështje.
5- Ska një sqarim shterues mbi peticionin e 52 akademikëve, na sillet për një vendim të 2022, dhe sot jemi në kushtet të tjera të zgjedhjeve në akademi. Duhet një dëgjesë me ta.
Ne jemi deputet që duhet të na shqetësojnë hallet e qytetarëve dhe jo hallet e karrierës 30 e ca vjecare të ish ministrit të diktaturës.
Ndaloni palacollëkun dhe maskarallëkun!
Respektoni rregulloren dhe ligjet. Paguheni nga taksat e qytetarëve, jo nga borderoja e Gjinushit”.
Socialistët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj në Komisionin e Edukimit, për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë të ketë të drejtë për një mandat të dytë, përfshi edhe heqjen e kufizimit të moshës, 75 vjeç.