Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Noka nga Kuvendi: Edi Rama pse kërkove votimin e Gjykatës Speciale!

17 September 2026, 11:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Noka nga Kuvendi: Edi

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ndau sot qëndrimin e ashpër ndaj mazhorancës, ndërsa në Kuvend është kërkuar votimi i rezolutës për gjenocidin serb.

Noka u shpreh se kryeministri Edi Rama duhët të japë llogari para shqiptarëve se pse shkoi dhe në emër të kujt kërkoi votimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, ku mbërriti me emergjencë me helikopter.

“Pse nuk është thënë se ka 10 vite. Për interesa të kujt shkoi Edi rama me helikopter për votimin e Gjykatës Speciale? Urdhëroi të rreshtohen për të votuar Gjykatën Speciale. Ishte Sali Berisha që tha jo, se është antikombëtare dhe kundër interesave të Kosovës. Sot është dita kur të gjithë shqiptarët duhet të kërkojnë përgjigje ndaj Edi Ramës dhe të japë llogari se për interesa të kujt ndodhi. Për interesa të Rusisë dhe Serbisë. Doli profecia e Berishës. Tani ai del dhe thotë “Marre”,-tha Noka.


Video