Deklarata e deputetit: Ky është posti që Basha kërkon nga Berisha

18 March 2022, 08:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deklarata e deputetit: Ky është posti që Basha kërkon nga

Deputeti Flamur Noka zbardhi bisedën mes eurodeputetit Brok dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Noka tha se Brok i kërkoi Berishës që të vendosë Lulzim Bashën kryetar të Komisionit të Integrimit.

Pjesë nga debati:

Alizoti: Më gjithë respektim për Zotin Brok, por zoti Brok nuk është askushi në politikën gjermane. Shqipëria është një vend Makiavelist. Unë e shoh shumë të parëndësishëm zotërinë për të bërë PD. Makiaveli ka një tezë, lideri duhet të jetë vetëm fitues. Njerëzit ndjekin fitues. Zoti Basha nuk e çon dot më PD-në në fitore.

Noka: Të jem i sinqertë e ka takuar për kortezi për shkak të njohjes së vjetër. Dikur zoti Brok ka qenë mbështetës i PD në PE, ka kontribut në opozitën e parë të PD-së, për këtë gjë Berisha e ka takuar dhe pranoi ta takojë. Pse duhet të vijë një mik i zotit Basha të lobojë. Berisha njeh vetëm miq politikanë, jo underground.

Xhafo: Çfarë i tha zotit Brok zotit Berisha?

Noka: Zotit Brok i ka kërkuar zotit Berisha që z.Basha të jetë kryetar i një komisioni dhe të respektohet.


Video