"Ka vjedhur kartonin e Lulit", PD bashkon votat me Berishën, Balla qesh me ish-kryeministrin

17 March 2022, 14:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka vjedhur kartonin e Lulit", PD bashkon votat me Berishën,
PD bashkon votat me Berishën,Balla qesh me ish-kryeministrin

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar në lidhje me rezolutën për agresionin rus në Ukrainë. Një diskutim i tillë ka bërë bashkë Berishën dhe Bashën, ku demokratët bashkojnë votat për ta futur në rend të ditës, por kjo është hedhur poshtë nga votat e mazhorancës që ishin shumë më tepër.

Ndërkohë ky është një proces votimi që është shoqëruar me batuta , ku taulant Balla iu drejtua Berishës duke thënë se ai ka vjedhur kartën e Lulzim Bashës, duke bërë që të shkaktohen të qeshura në sallë.

Debati:

Sali Berisha: E përdorët votën për diktat, nuk ju lejon Edi Rama.

Lindita Nikolla: Kush është pro që rezoluta të futet në axhendën e punimeve të Kuvendit. Numërojmë votat.

Taulant Balla: Ka vjedhur kartën e Lulit.

Sali Berisha: Dy janë shkeljet më të rënda të parlamentit sot që refuzon debatin për krizën e rëndë që ka pllakosur qytetarët. Dëshmi e një arrogance të qeveritarëve. Dëshmi e shpirt kazmërisë. Dëshmi e gënjeshtrave dhe trillimeve ndaj qytetarëve që janë në protestë. U serviren fatura nga Itali. Kërkoj rezolutën sepse ju po shkelni embargon. Po shkarkohen anije ruse.




Video