"Bëj gjithçka për demokratët", Basha nga dera e pasme e PD: Do bashkoj demokratët

17 March 2022, 14:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bëj gjithçka për demokratët", Basha nga dera e
Basha nga dera e pasme e PD: Do bashkoj demokratët

Lulzim Basha u shfaq nga dera anësore e Selisë Blu, ku dha edhe një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ai tha se mbetet në dispozicion për të bërë gjithçka që do të çojë në bashkimin e demokratëve.

Kryedemokrati nuk ka qenë sot i pranishëm në Kuvend, ndërsa daljet publike të tij janë bërë gjithnjë e më të rralla që pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar për Partinë Demokratike, për demokratët, e dyta që dua ta them por nuk është lajm për ju. Unë mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka dhe për të bashkuar partinë demokratike”, deklaroi Basha.


Video