Nëse do të ishte ende mes nesh, themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha, sot do të fikte 55 qirinjtë e ditëlindjes.
Një dedikim të veçantë i ka bërë deputeti socialist Erion Braçe. Duke marrë shkas edhe nga inaugurimi i restaurimit të Piramidës, Braçe se aty ku nisi bëhet realitet ëndrra e Dritan Hoxhës, “po zhvillohet si LABORATOR ËNDRRASH për fëmijë e të rinj; fuqia e teknologjisë që ti e sillje i pari në këtë vend, aty do ruajë traditën, me të njëjtin qëllim-për tu ndryshuar jetën fëmijëve e të rinjve, NDRYSHUAR VENDIN PËRMES TYRE”.
Postimi i plotë i Braçes:
SI JE TAN?
SI ESHTE NE BOTEN TENDE?
KETU POSHTE GJERAT PO LEVIZIN;
E mban mend cte thashe dy vite me pare?
“Media qe ti kishe ne mendje ISHTE LIRI, PERMBAJTJE, PAVARESI, INTEGRITET, TEKNOLOGJI PATJETER, RISI DHE RINI; Private ligjerisht, por e publikut, shqiptareve te zakonshem, te gjithe shqiptareve ne fakt.
Te tjeret-me nje dy perjashtime, bene nga nje kanal per vete, qeverine, qeverite, pasurine, gjobat, ti bere media per shqiptaret e zakonshem, te ndershem e punetore;
Ju dhe nje instrument per tu mbrojtur nga abuzimi i fuqise se shtetit, prones, pasurise, parase; Shqiperise i dhe nje institucion krenarie, e shtyve perpara kujtdo!
E kemi folur kete gje shpesh sy me sy, por doja ti thosha sot publikisht;
Aq sa arrite ti me 100 kilometra ne ore, te tjeret nuk po i afrohen edhe pse ti je tjeter kund, mes enderrave te tua.
Fuqia jote enderrat jane!
Ndai!”
E rilexova qepare dhe, edhe pse “lajmi kalon nga ty”, dua te them:
Piramida-aty ku nisi te behet realitet endrra jote, po zhvillohet si LABORATOR ENDRASH per femije e te rinj; fuqia e teknologjise qe ti e sillje i pari ne kete vend, aty do ruaj traditen, me te njejtin qellim-per tu ndryshuar jeten femijeve e te rinjve, NDRYSHUAR VENDIN PERMES TYRE;
Cfare ke mbjelle?!
I njejti vizion, shpejtesia ndryshon;
Prej kur ti vendose te shohesh nga lart, koha vlen edhe me shume, ne nje bote ku endrat kane avantazh shpejtesine e internetit, sfiduar nga artificialja e inteligjences; nuk di ne do ishe me te paren apo me sfidanten ku endrrat i vret inxhineria e ftohte?!
Nejse, vizioni po i qendron kohes, cdo vonese qe vjen nga moskuptimi, reagimi qe kundershton ecjen perpara tek endrra tjeter-pjese e se madhes, lufta qe nuk e pranon energjine e mire-pozitive si fuqia qe ben bashke e shtyn edhe me larg, edhe me tej, shpejt!
SA TE DREJTE PASKE PATUR ME ATE ENDERR!
Krijesa jote BASHKON, po qendron fort,
NUK DOREZOHET, nuk rrezohet;
TE JESH ENDERIMTAR ESHTE NGJITESE!
Dhe eshte ndjesi e bukur, doemos!