Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ

25 November 2024, 08:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj do vijojë sot konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025.

Orari për të takuar përfaqësuesit e PD-së është 10:30, ndërkohë në emër të Partisë Demokratike kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi deklaroi pak ditë më parë se do të refuzohej konsultimet duke e akuzuar se ishin farse, pasi data e zgjedhjeve është paracaktuar nga socialistët. 

Takimi me përfaqësuesit e PS-së është në orën 11:30. Më pas Presidenti Begaj pret në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi. 

Më 21 nëntor presidenti pati takim me aleatin e PD-së, Partinë e Lirisë, që zgjodhën të pranojnë uljen në tryezën e Begajt për datën e zgjedhjeve. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

Kreu i shtetit zhvilloi takime edhe me krerët e tjerë të partive të vogla opozitare që kërkuan zgjedhje më 4 maj.


Video