VIDEO / Pritet me protesta delegacionin me kyebashkiakë e deputetë që shoqëron Ramën në Londër: Kush ua ka pagu paret që keni ardh këtu!

24 November 2024, 00:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Pritet me protesta delegacionin me kyebashkiakë e deputetë
Benet Beci dhe Taulant Balla

Janë pritur me protesta nga disa shqiptarë të Londrës, deputetët dhe kryebashkiakët socialistë që shoqërojnë kryeministrin Edi Rama në takimin e parashikuar të mbahet ditën e nesërme me diasporën aty.

Shoqërues të Ramës kanë qenë Benet Beci, kryetarit të Bashkisë së Koplikut, Pandeli Majkos, Taulant Ballës, Alket Hysenin e të tjerë.

“O hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp? Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?", dëgjohet ai teksa u drejtohet socialistëve që dalin nga salla.

Mediat e djathta në vend paralajmërojnë protesta ndaj vizitës së Ramës edhe gjatë ditës së nesërme.

Sakaq, mësohet se të paktën 30 policë britanikë dhe punonjës të një kompanie private sigurie janë angazhuar për ruajtjen e eventit.


Video