Deputetja demokrate Greta Bardeli e ka cilësuar një mashtrim nga qeveria shpërndarjen e bonusit për pensionistët në prag zgjedhjesh, duke theksuar se e gjitha për qëllime elektorale dhe se nuk është zgjidhje për pensionistët.
“Qeveria e hipokrizisë shpërndan thërrime, “bonus” për pensionistët në prag zgjedhjesh, si përherë një mashtrim, duke përdorur fondet publike me qëllim elektoral të përkohshëm duke mos dhënë kurrë zgjidhje të qëndrueshme për pensionistët.
Ndërkohë, theksoj se fondi për rritjen e qëndrueshme të pensioneve është shkurtuar me 59%, ndërsa ai për një bonus të përkohshëm shkon në 170%.
Një trukim apo manipulim i hapur me burimet shtetërore! Kodi Zgjedhor ndalon përdorimin e financave publike për fushatë, por qeveria e mashtrimit dhe korrupsionit nuk pyet për të ndikuar në cdo formë te votuesit.
Pensionistët do të kenë zgjidhjen e qëndrueshme, dinjitetin që meritojnë, me fitoren e opozitës në 11 Maj dhe largimin e qeverisë që mbajti peng pensionistët dhe qytetarët ne varfëri të thellë.
Zgjedhjet duhet të jenë të lira, jo të blera!”, shkruan Bardeli në rrjetet sociale.