Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe dha një deklaratë nga SPAK per mediat ku tha se arsyeja pse ai ishte thirrur në Prokurorine Speciale eshte nje ceshtje qe nuk ka lidhje me institucionin qe ai drejton, as me tendera dhe as me ministrine qe ka lidhje me kete dikaster.
"Nuk ka asnjë lidhje DPSHTR me arsyen që isha për një verifikim për një çështje të tjerë që u pyeta për një sqarim. Nuk ka lidhje edhe për detyrën që u pyeta.
Nuk ka lidhje me asnjë gjë që lidhet me ministrinë nga varem, as me rrugët, është një çështje rutinore. Nuk erdha as nga dera e pasme. Deklarova një situatë, nuk e justifikon qëndrimin dhe vrapin tuaj.
Nuk mund ta them çfarë është. Unë jam këtu si Blend Gonxhe, nuk ka lidhje si DPSHTRR. Nuk ka lidhje me asnjë institucion shtetërorë, as tendera, asgjë. Rrini të qetë, më vjen keq që ju zhgënjeva, por rrini të qetë", tha Gonxhe
Gonxhe u pa në ambientet e SPAK-ut gjatë orëve të para të ditës së sotme teksa ka hyrë nga dera kryesore. Arsyeja e prezencës së tij në SPAK nuk dihet ende pasi, siç u shpreh edhe ai vetë, nuk mund të thotë detaje për shkak të hetimeve.