Berisha zbulon se ka telefonuar dhëndrin në burg: Ka moral të admirueshëm

26 October 2023, 23:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha zbulon se ka telefonuar dhëndrin në burg: Ka moral të
Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha

Për aferën privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, ish-kryeministri Sali Berisha ka masë sigurie detyrim paraqitje, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhet në burg.

Berisha tha sonte se ka folur në telefon me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, ndërsa tha se ka moral të admirueshëm.

“Kam komunikuar dhe një moral të admirueshëm. E di ç’i thashë të atit mbrëmë? Duhet të jesh krenar me djalin. Ai ishte siç është. Nuk kalohet me procese politike, sepse nuk ka njeri në Shqipëri që thotë, më bëri presion, më kërkoi këtë. Të vetmen gjë që ka bërë ka zgjidhur problemin e atyre 42 familjeve dhe ka qenë ndërmjetës i shkëlqyer i pronarëve”, tha Berisha në “Opinion”.

 

 


Video