Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se bandat kriminale që bashkëpunojnë me qeverinë kanë kërcënuar me jetë qytetarët që më 14 Maj të votonin PS.
Nga selia blu, Berisha tha se përveç kërcënimeve, PS ka përdorur administratën dhe ka blerë masivisht vota.
Paralajmëroi publikimin e provave për manipulim të zgjedhjeve, për të cilat tha se janë në fazën e dokumentimit.
Berisha thekson se pas dokumentimit të provave, do të hartohet një raport që do u dorëzohet institucioneve ndërkombëtare.