Berisha: Porti i Durrësit, afera korruptive më e madhe në histori

4 December 2024, 12:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Porti i Durrësit, afera korruptive më e madhe në histori
Sali Berisha, Flamur Noka

Kreu i PD-së Sali Berisha e ka quajtur një nga aferat më të mëdha korruptive Portin e Durrësit.

Sipas Berishës në raport me qytetarin është ndëshkimi më i madh që i kanë bërë pas Enver Hoxhës me bunkeret.

Lideri i opozitës ka deklaruar se Porti i Durrësit është një krim.

“Nga të gjitha aferat korruptive që nga vitit 1990,  afera më e madhe korruptive është Port i i Durrësit. Në raport me qytetarin ky është ndëshkimi më i madh që u ka bërë pas Enver Hoxhës me bunkeret.

Sado që përpiqen por nëse e konverton me dollarin e sotëm atë shpenzim ai mund të jetë 5 mund te jetë 8 miliardë të groposura nga një paranojak.

Pas bunkerëve nuk ka një vjedhje më të tmerrshme dhe më të madhe se Porti i Durrësit.

E kemi denoncuar por nuk ka të ndalur ky është krim që nuk i është bërë ndonjëherë ndonjë vendi”, tha Berisha.


Video