Berisha paralajmëron kaos të hënën në parlament: Është betejë pa kthim

17 November 2023, 15:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha paralajmëron kaos të hënën në parlament:
Ish-kryeministri Sali Berisha në Parlament

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje mesditën e sotme.

Lideri i demokratëve, Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Berisha paralajmëroi kaos në parlament, ditën e hënë, kur mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024.

I pyetur nëse do të munden deputetët e PS-së të miratojnë buxhetin në seancën e së hënës, Berisha theksoi se këtë ditë, shqiptarët do të shohin qëndresën e fuqishme të përfaqësuesve të opozitës, për të drejtat kushtetuese të popullit opozitar në parlament.

Berisha tha se vazhdimi i betejës së opozitës në parlament është pa kthim.


Video