Meloni mbron marrëveshjen me Ramën: Shembull për t'u përsëritur! U prit me shumë interes nga partnerët europianë

17 November 2023, 15:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meloni mbron marrëveshjen me Ramën: Shembull për t'u
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni

“Një marrëveshje risi, inteligjente dhe që është pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë’ kështu e ka komentuar kryeministrja italiane Giorgia Meloni marrëveshjen për emigrantët e firmosur më 6 nëntor me kryeministrin Edi Rama.

Meloni shtoi se marrëveshja "do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë".

"Unë mendoj se mund të jetë një shembull për t'u përsëritur", u shpreh kryeministrja Italiane në përfundim të takimit dypalësh me kryeministrin kroat Andrej Plenkovich në Zagreb, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.


Video