Berisha ironizon çeljen e fushatës së PS-së: Vallja e hajdutëve (VIDEO)

13 Prill 2025, 11:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ironizuar çeljen e fushatës së Partisë Socialiste gjatë ditës së djeshme në Sheshin Skënderbej.

Berisha ka publikuar video në Facebook, nga momentet kur politikanët socialistë hedhin valle.

Por, në sfond Berisha ka vendosur këngën e këngëtarit të njohur Ylli Baka “Vallja e hajduëtëve”.

“Krenar që na vjedhin”, shkruan Berisha.


Video