Basha takon në Francë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, ja për çfarë kanë biseduar

24 Janar 2023, 16:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Glauk Konjufca dhe Lulzim Basha

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Francë, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit Evropian. Ai është takuar dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se me Konjufcën biseduan lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe veçanërisht në kuadër te Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, për hapat, bashkëpunimin dhe koordinimin për anëtarsimin në këtë institucion.

Basha thekson se investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën anëtare të NATO-s, dhe BE është investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore.

“Kënaqësi të takohesha me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe veçanërisht në kuadër te Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, për hapat, bashkëpunimin dhe koordinimin për anëtarsimin në këtë institucion.

Mirënjohje miqve dhe partnerëve europianë dhe amerikanë për vëmendjen e shtuar, për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Investimi në Kosovën e pavarur, në Kosovën anëtare të NATO-s, dhe BE është investimi më i suksesshëm global e në veçanti i demokracive perëndimore”, shkruan Basha.

Video