"Dua shpërndarje nga të gjithë, ma konfirmoni"/ Kryebashkiaku i PS detyron punonjësit t'i bëjnë "share" postimet në FB

23 January 2023, 19:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dua shpërndarje nga të gjithë, ma konfirmoni"/
Gledian Llatja

Duket se "Like-t" dhe "Share-t" për këtë qeverinë, si ajo qendrore dhe ajo lokale janë shumë të rëndësishme. Madje, më shumë se puna dhe ndihmat reale që iu ofrohen qytetarëve.

Pak ditë më parë, u zbulua se kryeministri Edi Rama kishte vënë një aplikacion në zbatim ku ju bënte me dije ministrave dhe deputetëve çdo javë statistikat e rrjeteve sociale.

Por, e njëjta situatë është edhe në bashkitë e vendit, ku punonjësit detyrohen t'i bëjnë "like" dhe "share" çdo postimi të kryebashkiakut. Për Bashkinë e Elbasanit, kjo gjë është e sigurt, pasi ka dalë një "provë" që e vërteton.

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka nxjerrë me "screen shoot" foton e bisedës së WhatsApp-it, ku një person me emrin Megi Krasniqi ka dërguar linkun e postimit të kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja dhe ju kërkon të gjithë punonjësve ta shpërndajnë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Madje, ajo kërkon edhe konfirmin në grupin e WhatsApp-it për çdo punonjës që e shpërnda.

"Ja si poshtërohen punonjësit e Bashkisë Elbasan për të bërë shpërndarjet e orekseve momentale politike të pushtetit në FCB.
Ndërsa për problemet e qytetarëve s’ka as SHARE, as LIKE, se për zgjidhje as që bëhet fjalë." shkruan Luçiano Boçi krahas fotos.

"Dua shpërndarje nga të gjithë, ma konfirmoni"/


Video