Kryemadhi: Agron Çela kërceu me mua tre ditë para se, të kërcente me Elisa Spiropalin!

24 Janar 2023, 09:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Monika Kryemadhi ka komentuar largimin e Agron Çelës nga Partia e Lirisë drejt Partisë Socialiste. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Kryemadhi u pyet se si Edi Rama po e çmonton Partinë e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta. Ajo nuk donte të komente Çelën, por tha se "tre ditë para se të kërcente me Elisën, këcente me mua". 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Çdo palë zgjedhje që vjen Edi Rama fillon "çmonton" partinë tuaj. I fundit që ka ikur është Agron Çela.

Monika Kryemadhi: Tre ditë para kam kërcyer edhe unë me të. Tre ditë para se të kërcente me Elisën...

Ylli RakipiSi ishte kënga për ju, si e Elisës, "Monika sa e bukur je"?

Monika Kryemadhi: Problemi që ka sot Edi Rama, janë votat e Partisë së Lirisë. Votat nuk janë të lidhura me individin. Kemi korruptimin në qelizë të politikës.

Beteja nuk është për të sulmuar Partinë Demokratike por Partinë e Lirisë sepse bën diferencën. Edhe në 25 prill u bë betejë për të zvogëluar mandatet e LSI.

Pra, kjo është shumë e shëmtuar, por nuk kam ndërmend ta komentoj as ata që kanë ikur dhe as ata që do të ikin. Pse? Pika lidhëse e njerëzve që ikin është te inceneratorët. 

Kujtojmë se fundi i vitit u mbyll me një lajm bombastik nga Shkodra. Agron Çela braktisi Partinë e Lirisë për Partinë Socialiste.

Por në media kanë dalë “provat” e momentit kur u vulos tradhtia. Pamjet janë nga festa e fundvitit ku deputeti Çela u është bashkuar socialistëve. E pranishme ka qenë edhe drejtuesja politike e PS-së për Shkodrën, Elisa Spiropali, e cila shfaqet duke kërcyer me Agron Çelën, që është blerja më e re e PS-së.

E zgjedhura e Ramës si drejtuese politike e qarkut ka marrë një personalizim të këngës që u këndua në festë, ku në vargje thuhej: “Elisa sa e bukur je. Elisa sa e bukur je”.

Video