Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shkëputet energjia elektrike ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha po shpaloste programin.
Basha prezantoi sot programin e PD me sloganin “Shqipëria Meriton më shumë”, në Parkun Olimpik të Tiranës.
Teksa kreu i PD po rendiste të dhënat e programit për çdo sektor, në sallë është stakuar energjia elektrike.
Për disa minuta Parku olimpik i Tiranës ka qenë në errësirë. Me rikthimin e energjisë kreu i PD ka vijuar prezantimin e programit.