Bajram Begaj pret në Presidencë homologen e tij të Moldavisë: Mbështesim fokusin drejt Evropës!

17 May 2025, 11:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bajram Begaj pret në Presidencë homologen e tij të
Maia Sandu/ Bajram Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj.

Presidenti Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë.

Presidenti Begaj, shprehu gjithashtu interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe me fokus zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, turizmit dhe në fushën kulturore.

“Kënaqësi të mirëprisja Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, me të cilën shprehëm vullnetin e dy popujve tanë për të mbështetur vlerat demokratike, begatinë dhe fokusin drejt Evropës, si dhe për të parë mundësi të reja për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve”, shkroi Begaj në një postim në “X”.


Video