“As Rama s’të përfill”, plas sherri Alibeaj-Sali Berisha në PD: Je i zgjedhuri i Taulant Ballës!

21 April 2022, 09:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“As Rama s’të përfill”, plas sherri Alibeaj-Sali

Ka nisur me debate ditën e sotme mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mediat shkruajnë se Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.

“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës”, tha Sali Berisha.

Pjesë nga debati:

Berisha– Alibeajt: Je i perzgjedhur i Taulant Balles dhe nuk je i perzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’te perfill. Te mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Balles.

Alibeaj-Berishes: Peng je ti.

Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos te vazhdoje.

Berisha–Alibeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vertete nuk mund te imagjinoje kurre te marre pjese ne nje proces mafioz te zarfeve sekrete.


Video